Si u grabitën 600 euro nën kërcënimin e kallashnikovit në Prishtinë

Si u grabitën 600 euro nën kërcënimin e kallashnikovit në Prishtinë
Burimi i fotografisë: Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur rreth 600 euro në “Albi market”.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti po kërkohet nga policia.

 

Siç shkruan Gazeta Express, i dyshuari (person i maskuar) nën kërcënimin e armës AK47 ka arritur që të grabisë këtë shumë të parave dhe më pas ka ikur.

Hetuesit policorë po merren me rastin.