Si u bë Dua Lipa këngëtarja më e transmetuar e vitit 2017

Si u bë Dua Lipa këngëtarja më e transmetuar e vitit 2017

Ajo është zyrtarisht më e madhe se Ariana Grande dhe Rihanna, për të mos përmendur Beyonce-n dhe Taylor Swift-in. Ylli i pop-it, kosovarja Dua Lipa është shpallur sot këngëtarja më e transmetuar e vitit 2017 në Britani, sipas statistikave të fundvitit të Spotify, një arritje që e bën këngën New Rules më të dëgjuarën.

Artistet e reja kanë hasur në vështirësi për të depërtuar në treg gjatë këtij viti, por Lipa, në moshën 22 vjeçare, tashmë është duke u cilësuar si një zë i vërtetë i vajzave britanike, shkruan The Guardian. E pavarur, e ftohtë dhe në komandën e seksualitetit të saj.

Lipa u rrit në Britani të Madhe, por në moshën 13 vjeç ishte zhvendosur me prindërit e saj shqiptarë në shtëpinë e tyre të mëparshme, në Kosovë. Dy vjet më vonë, ajo u kthye në Londër për të ndjekur muzikën, dhe filloi të postonte këngë në internet. Ajo nënshkroi kontratë me Warner Bros dhe këngët e saj origjinale shpejt bënë bujë të madhe.

Kënga e saj debutuese “Be The One” arriti të jetë numër 9 në toplistën britanike dy vjet më parë, duke nisur kështu një karrierë që do të kulmonte me hitin “New Rules”, të publikuar këtë vit.

“Kjo këngë e bëri atë të jetë këngëtarja më në kërkim e momentit,” thotë eksperti i muzikës, James Masterton.

Lipa gjithmonë ka folur me guxim për feminizmin dhe rëndësinë e rritjes së numrit të adhurueseve femra, pikëpamje që e karakterizon punën e saj. Dhe, kënga “New Rules” është himni i saj. /Insajderi.com