Si u bënë billbordat e reklamave në Prishtinë hapësirë për të kritikuar sistemin ?

Si u bënë billbordat e reklamave në Prishtinë hapësirë për të kritikuar sistemin ?

Fakti që billbordat në Prishtinë janë në proces gjyqësorë për pronësinë e tyre mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë AMM (e cila menaxhon me hapësirat reklamuese nëpër billborda në kryeqytet), ka bërë që billbordat të mos shfrytëzohen për reklama, ka është edhe qëllimi kryesor i tyre.

Ky kontekst gjyqsorë ka bërë që bilbordat të shfrytëzohen për të reklamuar qëndrime politike, kritika për sistemin dhe protesta.

Fillimisht billbordat u përdoren për të kërkuar drejtësi për aktvistët e Vetëvendosjes, raporton Insajderi

Nga Vetëvendosje, aty u patën vendosur billborda me fotografi të Frashër Krasniqit, Adea Batushës, Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit.

Pos kësaj, zyrtarët e kësaj partie, kishin pranuar se vendosjen e tyre e kishin bërë pa leje të Komunës së Prishtinës.

Më pas ato u përdoren për një qëllim tjetër.

Kolektivi artistik “Haveit” nga Prishtina përdori tre billborde afër Stacionit të Policisë për të kërkuar përgjegjësi ndaj Policisë dhe shtetit të drejtësisë për dhunën e grave.

Më 8 mars, për nder të ditës së gruas, Kolektivi artistik “Haveit” vendosën billborda me fotografi të Diana Kastratit dhe Zejnepe Bytyqit.

“Një shenjë në prag të derën për me u zgju me kujtimin e tyre e mos me mujt me flejt deri sa të zdritë drejtësia”, kanë shkruar “Haveit” në fotografitë e shpërndara.

Përmes kësaj iniciative, ata kërkuan nga organet gjyqësore në vend që punojnë që drejtësia për këto dy gra të vrara, të vijë në vend.

Dhe së fundmi këta billborde janë përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kritikuar shpenzimet luksoze të djalit të presidentit.

Në ato billborde shkruan: “Pushimet luksoze të Endrit Thaçit. Mjerimi i përditshëm në Kosovë”.

Po ashtu kjo parti, përveç vendosjes së billbordave, shpjeguan edhe arsyen pse vendosën që këtë gjë të transmetojnë në këtë formë.

“Në Kosovë papunësia kalon shifrën prej 30%, ndërkohë më shumë se 17% e qytetarëve e kalojnë ditën me më pak se 2 euro në ditë. Në anën tjetër kemi jetën luksoze të qeveritarëve që nuk ia dijnë fundin pasurisë së tyre. Gati 3/4 e të papunëve janë të papunë afatgjatë, pra për më shumë se 12 muaj të papunë. Dhe, pothuajse 1/3 e të rinjëve të moshave midis 15 dhe 24 vjeç nuk janë as të punësuar, as në shkollim dhe as në ndonjë trajnim. Shkalla e punësimit tek këta është vetëm 8,5%”, thuhej në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje./Insajderi.com