Si të nxirrni jashtë toksinat nga trupi

Si të nxirrni jashtë toksinat nga trupi

Çfarë kanë të përbashkët njerëzit më të shëndetshëm? Së pari, ata kufizojnë konsumin e ushqimeve të pashëndetshme, që shkaktojnë inflamacion, si sheqeri apo ushqimet e përpunuara, dhe ato që irritojnë zorrën (alkooli dhe duhani). Por, edhe nëse nuk hani shëndetshëm 24 orë në 24 për 7 ditë, mund të bëni disa gjëra të thjeshta për të ndihmuar mëlçinë – filtruesi natyral i trupit – të bëjë punën e vetë.

“Përmirësimi i funksionit të mëlçisë ndihmon për të ulur akumulimin e produkteve toksike në inde”, thotë dr. Frank Lipman, themeluesi i kompanisë Be Well.

Ja çfarë duhet të bëni për të detoksifikuar trupin dhe mëlçinë në veçanti.

Niseni ditën me ujë dhe limon

Sapo të zgjoheni nga gjumi, pini një gotë ujë ku të keni shtrydhur limon të freskët. Ajo do t’i sigurojë trupit elektrolitet hidratuese në formën e kaliumit, kalciumit dhe magnezit.

“Ne dehidratohemi gjatë natës duke qenë se trupi kujdeset për proceset e tij detoksifikuese, prandaj është e rëndësishme të hidratohemi që me t’u zgjuar nga gjumi”, thotë dr. Lipman.

Lëngu i limonit ndihmon gjithashtu mëlçinë të prodhojë më shumë enzima, të cilat ndihmojnë tretjen dhe mëlçinë për të nxjerrë jashtë toksinat. Vitamina C tek lëngu i limonit, një antioksidues i fuqishëm, ofron mbrojtje kundër radikaleve të lira dhe forcon sistemin imunitar.

Bëni ushtrime fizike

Pozat e jogës ndihmojnë me procesin detoksifikues duke stimuluar tretjen dhe eliminimin e toksinave nga trupi.

Shumë probleme me tretjen vijnë edhe nga stresi, kështu duke kryer joga dhe frymëmarrje të thella, mund të qetësojmë muskujt dhe diafragmën dhe ndihmojnë sistemin tretës të funksionojë siç duhet.

Konsumoni brokoli

Ulni inflamacionin kronik, i cili lidhet me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe kancerin, duke mbushur pajtën me ushqime të pasura me sulfur, si qepa, hudhra, perimet e familjes së lakrës, si brokoli, lulelakra, lakra etj. Këto ushqime janë të pasura në antioksidues, që ndihmojnë trupin të nxjerrë jashtë toksinat nga trupi.

Një studim i vitit 2014 zbuloi se gratë që konsumonin më shumë perime të familjes së lakrës vuanin më pak nga inflamacioni se ato që hanin më pak, shkruan shendeti.com.al