Si ta mbroni kompjuterin tuaj sulmet e mundshme kibernetike

Si ta mbroni kompjuterin tuaj sulmet e mundshme kibernetike

Një ndër viruset më të mëdha të bllokimeve të kompjuterëve ndonjëherë, po vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj në marrjen peng të kompjuterëve.

Virusi ka goditur rëndë organizata të mëdha si: FedEx, Ministria e Brendshme e Rusisë, spitalet e Britanisë së Madhe dhe Telekomin spanjoll.

Ky bllokim është një lloj i softuerit qëllimkeq i cili merr përsipër kompjuterin tuaj dhe e largon përdoruesin nga të dhënat e tij, duke i ndaluar ata në qasje të çfarëdo skedari derisa ata e paguajnë një shumë të caktuar parash.

Deri ditën e hënë priten dëme më të mëdha. Hulumtuesit gjetën këto bllokime edhe në dhjetëra mijëra makina, dhe Europol vlerësoi të dielën se sulmi u përhap në rreth 150 vende.

Ky program i veçantë i quajtur WannaCry, kërkon rreth 300 dollarë dhe me kalimin e kohës rritet.

Ekspertët sugjerojnë që ketë pagesë mos ta kryej  askush për shkak se borxhi nuk do të shlyhet, raporton Money CNN.

Të premten, një studiues i sigurisë aksidentalisht krijoi një “vrasës kalimi” për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes të këtij virusi të kompjuterëve. Megjithatë, një haker mund të rishkruajë kodin dhe të fillojë të infektojë makina të reja me një version të ri të tij.

Matthew Hickey, bashkëthemelues i firmës së sigurisë My Hacker House krijoi një inokulim virtual për kompanitë që janë të prekura nga virusi dhe për të parandaluar këtë, ai ka punuar drejt përmirësimit të kodit. Vegla të cilën ai krijoi quhet WCRYSLAP.

“Ky kod të jep një pjesë të vogël të këtij virusi, kështu që kur kompjuteri juaj të infektohet, virusi sheh se ju tashmë keni një infeksion dhe largohet. Kjo mënyrë ndalon që dëmi të shkaktohet,” tha Hickey.

Mjeti nuk e ndalon përhapjen e virusit, por parandalon që skedarët të jenë të koduar. Bizneset duhet të përmirësohen  në mënyrë që të mbrohen plotësisht, por zgjidhja Hickey ishte zgjedhje për organizatat që mund të kenë nevojë më shumë kohë për të përmirësuar.