Si i shpëtoi Eminemi drogës

Si i shpëtoi Eminemi drogës

Reperi Eminem është i njohur për fjalët e tij të ndyra, të egra dhe jashtëzakonisht të mençura. Që nga lansimi i albumit Slim Shady në vitin 1999, ai është konsideruar gjerësisht si një nga MC-të më të fortë në botë, raporton Urbo.

Një nga arsyet pse këngët e tij ishin kaq të njohura ishte fakti se asgjë nuk ishte jashtë kufijve kur ai shkruante tekstet e tij. Eminem nuk ishte fare i rezervuar për jetën e tij nw kwngwt, aj shprehej lirshëm dhe me detaje. Këto shkrime mund të kenë qenë grafike, por ato gjithashtu vunë në pah disa të vërteta të thella rreth jetës së tij, duke përshkruar edhe abuzimin e tij të drogës.

Në mesin e shumë gjërave që Eminemi ka qenë i sinqertë me fansat e tij janë lufta e tij me barna të përshkruara nga mjeku. Në një moment, varësia e tij u bë aq e madhe saqë reperi pothuajse vdiq nga mbidoza. Për fat të mirë, sot ai qëndron larg këtyre drogave.

Problemet e tij filluan në vitin 2002 kur ai po e realizonte filmin e tij, 8 Mile. Ai, asokohe po punonte shumë dhe kishte vështirësi me gjumin, kështu si rezultat një mik rekomandoi që të provonte ilaçin me recetë Ambien (hapa për gjumë). Eminemi përfundimisht zhvilloi varësi ndaj saj.

Kjo varësi ndaj Ambien, do ta çonte reperin në një varësi tjeter, opioidet. Eminem thotë se hera e parë që provoi Vicodin, të gjitha dhimbjet e tij u larguan. Çdo gjë ishte e butë për te dhe ai ndihej fantastik dhe i lirë.

Kjo dashuri e Vicodin filloi të hante jetën e tij. Ai thotë se ka abuzuar çdo ditë me Valium apo Percocet (që të dyja efektin e njëjtë). Kur shokët u përpoqën t’a vetëdijesonin për problemin e tij, ai refuzonte të shihte realitetin. Eminemi po supozonte se pasi që ai nuk ishte duke konsumuar droga nga rruget apo ndryshe të quajtura droga të klubeve, atëherë ai nuk është një narkoman i vërtetë.

Fundi i aventurës së drogave erdhi një natë kur ai u nxitua në spital pas përzierjes së pilulave. Organet e tij vitale po e lëshonin dhe ai ishte në prag të vdekjes. Mjekët konstatuan se edhe me shpëtimin e tij, ai do të kishte dëme të përhershme në veshkë. Fatmirësisht, ai mbijetoi dhe nuk pësoi dëm të përhershëm në trupin e tij, mirëpo ndryshimi ishte i domosdoshëm.

Kur Eminemi doli nga rehabilitimi, vendosi që duhet të shërohej plotësisht duke u kujdesur për vetën shumë. Kjo përfshinte kujdes të veçant për trupin e tij dhe shëndetin e tij në përgjithësi. Ai filloi të kontrollojë ushqimin e tij dhe vraponte, kështu duke mos e kthyer kurrë kokën mbrapa.