Si në filma aksion – Ramiz Lladrovci në krye të ushtrimit fushor “Ujku 17”

Si në filma aksion – Ramiz Lladrovci në krye të ushtrimit fushor “Ujku 17”

Është ora 5 e mëngjesit dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci merr një telefonatë nga drejtoresha e Emergjencës për një termes 6 ballësh.

“Po drejtoreshë, e kam dëgjuar edhe unë jam duke u bërë gati”, thotë Lladrovci, teksa veshë këmishën.

Ai duket të jetë diku në zyrë por në video paraqitet se është jashtë saj.

“Okej, drejtoreshë merri të gjitha të dhënat dhe për 10 minuta takohemi te Komuna”, thotë Lladrovci.

Më pas ngjarja zhvillohet në komunë ku formohet shtabi i emergjencës dhe më pas fillon aksioni.

Kjo është hyrja e ushtrimit fushor të Komunës së Drenasit “Ujku 17”.

Një video e publikuar nga Komuna e Drenasit shpërfaqë gjithë aksionin nga ushtrimi fushor “Ujku17” që është organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, KFOR-in, QKMF-në, Shërbimin e Zjarrfikësve, Kryqin e Kuq, në ndërmarrjen “Feronikeli” dhe gjithë akterët tjerë institucional ne Komunën e Drenasit.

Në këtë ushtrim fushor sipas zëdhënësit të Komunës është bërë në improvizim për ndërhyrje në raste  emergjente në një tërmet prej 6 ballësh.

Ushtrimi është mbajtur në Feronikeli dhe aty shihet sesi Lladrovci drejton gjithë ekipin e Komunës, formon shtabin emergjent dhe e drejton atë në terren.