Si ndodhën katër vdekje të dyshimta në QKUK brenda një nate

Si ndodhën katër vdekje të dyshimta në QKUK brenda një nate

Do të duhej të ishte vendi ku gjen shërim dhe i shpëton rrezikut nga vdekja, por në Qendrën Klinike Universitare ka ndodhur e kundërta.

Të enjten e kaluar, në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK kanë vdekur katër pacientë të cilët, siç merr vesh RTK, kishin kryer operacione të ndryshme në këtë klinikë.

RTK ka siguruar informata se në mesin e tyre është edhe një fëmijë, ndërsa ka edhe pacientë të tjerë, nga operacionet e kryera atë ditë, me gjendje të keqësuar e që janë në mjekim intensiv.

Ngjarja ka kaluar në heshtje, derisa nuk u bë publike nga mediat. Kështu, tek sot drejtori i Shërbimit Spitalor, Curr Gjocaj, ka thirrur në takim udhëheqësit e klinikave dhe është marrë vendim të krijohen komisione për të mësuar shkaqet e vdekjes së pacientëve.

VDEKJE TË DYSHIMTA NË QKUK

Posted by RTK on Tuesday, 12 September 2017