Si ka ndryshuar jeta e myslimanëve pas sulmit të 11 shtatorit

Janë bërë 15 vjet pas sulmit të 11 shtatorit mbi dy kullat binjake të Qendrës Tregtare në New Yourk, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Si ka ndryshuar jeta e myslimanëve pas sulmit të 11 shtatorit

Sipas një studimi të bërë pas sulmit të kullave binjake,ka ndryshuar edhe jeta e myslimanëve të cilët jetojnë në Amerikë, e po ashtu edhe në vende të tjera të botës.

Sipas disa tregimeve të disa të rinjve, tregojnë se si ka ndryshuar jeta e tyre. Ata janë të paragjykuar më shumë nga shoqëria, sulmohen në shkollë, përdorin dhunë fizike ndaj tyre. Përveç tyre edhe ndaj atyre që mendojnë se janë myslimanë, shkruan “The Independent”.

Reddit, ka treguar se ai dhe familja e tij kanë filluar të trajtohen ndryshe pas sulmit, duke mos i ftuar në festa, ngjarje apo ditëlindje, në lagjen ku ata jetojnë. Para sulmit ai thotë se ishte krejt ndryshe.

Ndërsa një person tjetër që nuk ka dashur ta tregojë emrin, i cili jeton në Staten Island, ka thënë se ai dhe familja e tij nuk janë myslimanë, por hindu.

“Kemi pasur shumë paragjykime ku shoqja e nënës sime, nuk e ka lejuar të birin e saj të luajë me mua, pas sulmeve të 11 shtatorit”.

Më 11 shtator terroristët e al –Kaidës, rrëmbyen katër aeroplan komercialë.

Dy prej aeroplanëve u përplasën në qendrën botërore të tregtisë në Neë Yourk, duke i shkatërruar kullat binjake.

Aeroplani i tretë u përplasë në Pentagon në Uashington, ndërsa i katërti u rrëzua në Pensilvani./Insajderi.com