Si ia kemi dorëzuar jetën tonë internetit

Si ia kemi dorëzuar jetën tonë internetit

Evgeny Morozov është një gazetar e sociology bjellorus, komentator i “The Guardian” dhe ndër ekspertët më të mëdhenj të internetit e mjeteve të komunikimit. Ai është i shqetësuar për sigurinë e të dhënave tona që i kemi dorëzuar internetit.

“Është në zhvillim një ndeshje vdekjeprurëse midis kompanive me standarte etike mjaft të ulëta. Në dekadën e parë të ekzistencës së tij, Facebook ka pasur nevojë për zhvillues të jashtëm për të ndërtuar funksionalitete dhe aplikacione. Në shkëmbim i ka ofruar të dhënat dhe inxhinierë dinakë kanë përfituar dhe i kanë komercializuar me analistë, si për shembull Cambridge Analytica. Vetëm tani rrjeti social gëzon të drejta thuajse ekskluzive mbi të dhënat”, thotë ai.

Mesazhet e treguara nga fushata e Trump mbi bazën e rezultateve të Cambridge Analytica kanë bërë diferencën në përcaktimin e rezultatit elektoral?

Po, por nuk duhet t’i fryjmë. Jam skeptik për efikasitetin e këtyre të dhënave. Për shembull, publiciteti online është gjithnjë e më i dobët. Nuk arrin as të bindë njerëzit që të blejnë një palë këpucë. Burimi kryesor i propagandës dhe i manipulimit mendor në Amerikë mbetet televizioni: impakti i Fox News është shumë më i fortë si i këtyre reklamave online. Pastaj, kompani si puna e Cambridge Analytica ushqehen më para publike falë kontratave me Departamentin amerikan të Shtetit, NATO-n dhe institucione të tjera të ngjashme. Bile qeveria amerikane pati arritur deri aty sa ta quante “diplomacia publike 2.0”.

Domethënë gjithçka ishte e njohur tashmë?

Manipulimi i shënjestruar i procesit politik ekziston të paktën qysh nga fillimi i Luftës së Ftohtë. Tani ka dalë në sipërfaqe, shumë do ta braktisin vizionin e tyre teorik lidhur me funksionimin e demokracisë dhe do ta kuptojnë se se shpesh ai kalon nga kompani të errëta si Cambridge Analytica, anipse joefikase. Vetëm pak vite më parë, Kryeministri juaj Matteo Renzi festonte konsulentët politikë amerikanë si Jim Messina. Qeveritë nuk kishin ndonjë strategji industriale lidhur me dixhitalen, sigurisht jo në Europë. Pasojat më të gjera e këtyre modeleve (varësi, manipulim, spostim vendesh pune) nuk qenë akoma të dukshme. Veç kësaj, kritikët që na kanë paralajmëruar lidhur me këto tema janë marxhinalizuar, pasi “Big Tech” gëzon hegjemoninë në bashkëbisedimin intelektual e politik dhe kanë edhe lobistët për ta bërë një gjë të tillë.

Kështu do të jetë gjithmonë?

Rregullimi aktual – mallra dhe shërbime falas në shkëmbim të të dhënave – nuk do të zgjasë përjetësisht. Publiciteti online është shumë më i brishtë nga da duket. Aq sa kompanitë me ngarkesën e tyre të të dhënave janë diversifikuar në zona të tjera, përfshi furnizimin e shërbimeve të inteligjencës artificiale për kompani dhe qeveri. Shpejt përdoruesit do të zbulojnë se do t’u takojë të paguajnë për postën elektronike apo për kërkimet e ndryshme. Kostoja e përdorimit është një zgjidhje tashmë e mbështetur nga disa prej investitorëve të parë në Facebook. Është çmimi për t’u paguar pse nuk është investuar në një infrastrukturë dixhitale publike.