Si është të jesh gazetar hulumtues në Ballkan? – 7 gazetarë ndajnë eksperiencat e tyre

Si është të jesh gazetar hulumtues në Ballkan? – 7 gazetarë ndajnë eksperiencat e tyre

Festivali i Filmit Hulumtues i mbajtur në Shkup gjatë fundjavës e cili është mbyllur sonte ka bërë bashkë gazetarë të njohur nga Ballkani dhe Evropa dhe ka shfaqur një seri dokumentarësh dhe filma të gazetarëve hulumtues, duke hedhur në dritë format e reja të gazetarisë por edhe presionit mbi gazetarë.

Një nga ngjarjet kryesore të festivalit kanë qenë edhe debatet me gazetarë të njohur të rajonit në fushën e gazetarisë hulumtuese. Një nga këto debate ishte edhe “Gazetaria Hulumtuese në rajon – sfidat dhe perspektivat” panelistë të së cilit kanë qenë gazetar të njohur nga Ballkani, në fushën e gazetarisë hulumtuese.

Drejtori ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri i njohur për hulumtimet e tij prej fuqisë biznesore të vëllezërve të ish-kryeministrit tash presidentit Hashim Thaçi e deri tek hulumtimet për shumë figura të njohura politike të përfshirë në skandale, ka qenë pjesë e panelit bashkë me kolegët e tij Dario Jurican nga Kroacia, Blaz Zgaga nga Slovenia, Milka Smilevska dhe Meri Jordanoovska nga Maqedonia, Alisa Musliu nga Shqipëria dhe Milia Vojinioviq nga Serbia.

Panelistët, gazetarë hulumtues të njohur në vendet nga vijnë, diskutuan për presionin e madh dhe kërcënimet nga grupet e interesit, duke tërhequr vërejtën për mungesë të mbrojtjes nga ana e shtetit.

Gazetarja serbe Vojinoviq nga Serbia ndau eksperiencën e saj sesi mediat atje shumica janë të kontrolluara nga pushteti, saktësisht nga partia e ish-kryeministrit, tash president i Serbisë, Aleksandar Vuçiq teksa gazetarja hulumtuese nga emisioni “Fiks Fare” në Shqipëri përmendi faktin sesi media të fuqishme dikur tashmë i janë nënshtruar presionit nga partia në pushtet.

Parim Olluri ndau me publikun eksperiencat e gazetës “Insajderi” si media e re me fokus gazetarinë hulumtuese duke treguar kërcënimet dhe rastet e dhunës direkte ndaj tij dhe kryeredaktorit Vehbi Kajtazi, të dyja rastet e ndodhura brenda një periudhe 3 mujore.

“Problemi është që 3 muaj pas sulmit ndaj meje, përkundër faktit se ekzistojnë pamjet nga kamerat e sigurisë ku shihen sulmuesit, ata ende nuk janë indetifikuar dhe kapur. Kjo tregon se sa shumë i kushton rëndësi shteti mbrojtjes së gazetarëve”, tha Olluri.

Sipas tij, shteti në shumicën e rasteve, vendos të heshtë ose të injorojë problemet e gazetarëve edhe kur ata kërcënohen ose sulmohen fizikisht, teksa gazetari hulumtues nga Sllovenia, Blaz Zgaga i njohur për hulumtimet e tij me tregtinë e armëve në Slloveni, tregoi për rrezikun e jetës së tij duke dekonspiruar rrjetin e ish-komandantëve të luftës në Slloveni.

Gazetaret maqedonase Milka Smilevska dhe Milina Vojinoviq treguan për mungesë transparence në raport me mediat nga ana e Qeverisë në Maqedoni teksa gazetari kroat Dario Juriqan foli për sfidën e të qenit gazetar hulumtues i pavarur.

“Ivestigative Film Festival” është një ngjarje tre ditore e organizuar nga Platoforma për Gazetari Hulumtuese dhe Analiza PINA në mbështetje të Friedrich Ebert Stiftung./Insajderi.com