Si i erdhi fundi i prokurorit famëkeq Marko Zvrlevski

Si i erdhi fundi i prokurorit famëkeq Marko Zvrlevski

Që nga dita e nesërme deputetët do të debatojnë për pikat e mbetura të seancës plenare, duke përfshirë këtu edhe procesin për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Marko Zvrlevski, pasi sot pritet të përfundojë debati në Komisionin për Buxhet dhe financim për ribalancin, ka thënë kryetari i Kuvendit,Talat Xhaferi.

“Siç dihet, në bazë të Rregullores, në një kohë kur debatohet në Komisionin përkatës, përkatësisht në Komisionin për Buxhet dhe financimi, duke pasur parasysh se ky Komision është duke u transmetuar direkt në kanalin parlamentar, nuk mund të njëjtën kohë të mbahet edhe seancë plenare, pasi është pengesë. Komisioni ka 10 ditë për të debatatuar dhe sot ata përfundojnë këtë. Pas përfundimit të këtij, nesër do të thërras seancë të ku do të diskutohet për pikat e ngelura në mes të cilave është edhe ajo e shkarkimit të prokurorit publik, Marko Zvërlevski”, ka thënë Xhaferi.

Duke iu referuar punës së Kuvendit që nga 27 prilli e deri sot, Xhaferi ka vlerësuar kushtet si më pozitive.