Si e shohin burrat kosovar feminizmin?

Si e shohin burrat kosovar feminizmin?

Sot në ditën e fundit të festivalit feminist “FemArt” në panelin e diskutimit me temën “Burrat dhe Feminizmi” u zhvillua një debat mjaft i nxehtë.

Duke u konsideruar feminizmi si një nga çështjet mjaft problematike në vendin tonë, për të diskutuar për këtë temë ishte një panel i përbërë i gjithi nga meshkuj, artisti dhe Jazz pianisti Ilir Bajri, Artan Sadiku teoricien, publicist dhe aktivistë nga Maqedonia, Agon Maliqi analist, themelues i blogerit sbunker dhe aktivisti Rron Gjinovci.

Çka është feminizmi për këta burra dhe si e shohin ata feminizmin?

Ilir Bajri  tha se feminizmin ka të bëjë me lirinë. Lirinë ai e lidh me profesionin që ai e bënë pra me muzikën,ai feminizmin e sheh si problem që vjen nga një sistem jo i mirë arsimor.

Ndërsa sipas Agon Maliqit feminizmi në Kosovë në bazë të statistikave nga ana e organizatave të ndryshme joqeveritare thotë se vendi jonë qëndron shumë keq me vendet e rajonit.

Ai shpreh se ka shumë pak shkrime për feminizmin dhe se kjo temë e prek nervin e patriarkalitetit të shoqërisë tonë. Ku gratë kanë shumë pak të drejta në lirin e shprehjes, zhvillimin ekonomik, e suksesi i gjithë këtyre mund të arrihet vetëm me vetëbesim thotë Maliqi.

Analisti nga Maqedonia thotë se “feminizmi shihet si ide ndërsa koncepti burrë është identitet, feminizmi shihet si çështje radikaliste që i përket vetëm grave, por për kundër kësaj nga feminizmi kemi mësuar të puthemi, të duam dhe ti shprehim epshet tona”.

Aktivisti Rron Gjinovci thotë se feminizmi duhet të jetë çmontues i patriarkalizmit, kapitalizmit dhe nacionalizmit, ai dëshiron të shoh më shumë sulme, “gjak” dhe presion në shoqërinë tonë për ta rrënuar mentalitetin patriarkal.

Çka ka ndikuar që të kemi një këtë lloj mentaliteti është sistemi jonë shtetëror i cili mund të themi se sa do që mundohet me qenë feministë në brendësi është patriarkal.

Për ta ndryshuar këtë mentalitetin duhet që të fillojmë nga ndryshimi i vetës tonë e pastaj rrethin në të cilin jetojmë.

Ndër çështjet tjera të cilat duhet të përmirësohet dhe e cila mund të ndikoj në vetëdijesimin e të rinjve tanë në lidhje me feminizmin  janë edhe tekstet shkollore në të cilat shihet se kanë një dozë të patriarkalitetit ka thënë Bajri në fund të debatit./Insajderi.com