Si e gjunjëzuan Facebook-un tri media të fuqishme – ia humbën 20 milionë euro

Si e gjunjëzuan Facebook-un tri media të fuqishme – ia humbën 20 milionë euro

Skandali i “Cambridge Analytica” që u publikua javëve të fundit në fakt ka nxjerrë në pah një tjetër luftë: kundër rrjetit social Facebook. Tri media të fuqishme botërore u bënë bashkë në një fushatë kundër këtij rrjeti social, disa muaj pasi Facebook mori vendim që dëmtoi mediat serioze.

Mark Zuckerberg, drejtor i Facebook-ut nuk është më njeriu në Top treshen e njerëzve më të pasur në botë. Ai tashmë rrezikohet të mos jetë as në Top 10-shën e këtyre njerëzve. Për një jave ai humbi mbi 20 milion euro.

Krejt kjo humbje e Facebook-ut vjen pas një fushate të egër të nisur javën e kaluar kur gazeta më e madhe amerikane “The New York Times”, gazeta e madhe britanike “The Guardian” dhe televizioni publik britanik “Channel 4”, publikuan një seri të hulumtimeve për kompaninë e të dhënave në internet “Cambridge Analytica”,  që kishte përdorur të dhënat e përdoruesve të saj që kanë përdorur një aplikacion të tyre duke u lidhur me llogarinë e tyre në Facebook.

Mbi 500 milionë llogari besohet se janë përdorur nga “Cambridge Analytica” për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe shumë vende të tjera. Por lufta e këtyre mediave shpejt u zhvendos nga “Cambridge Analytica” tek “Facebook” duke e akuzuar këtë rrjet social se ka lejuar që të dhënat e përdoruesve në këtë rrjet social të përdoren nga kompania në fjalë.

Kësisoj filloi edhe fushata e njohur si #DeleteFacebook që rezultoi me qindra-mijëra llogari të mbyllura, sidomos në Amerikë dhe Britani. Kjo shkaktoi humbje super të mëdha për kompaninë e Mark Zuckerberg, i cili në stoqet e burës amerikane humbi mbi 20 milionë dollar.

Kjo fushatë kundër Facebook-ut vjen disa muaj pasi ky rrjet social kishte vendosur që të mos i shfaqte lajmet e mediave që kanë hapur faqe në Facebook, në murin e përdoruesve privat. Kësisoj mediat e fuqishme dhe serioze u barazuan me mediat që shpifin dhe krijojnë lajme të rreme. Kjo kishte qenë edhe arsyeja përse Facebook e kishte ndërmarrë këtë veprim, por kjo nervozoi shumë media të cilat tashmë kishin ndërtuar audiencë në Facebook.

Por bashkë me audiencën e munguar të këtyre mediave në Facebook vet kompania humbi shumë audiencë dhe mbi të gjithë shumë para.

Por përtej kësaj historie, ka edhe një tjetër rrëfim. Ka të bëjë me politikën. E kur në mes hyn politika, nuk ka biznes që mban.

Një kompani shumë e fuqishme, Standard Oil, në fillim të shekullit të kaluar nisi dhe orientoi politikat e vete antitrust botërore, falë të famshmit Sherman Act. Tani, çështja Cambridge Analytica rrezikon të jetë për Rrjetin, ai që skandali diesel ishte për automjetet.

Mjafton të shohësh ecurinë e titujve të Facebook në bursë, si dhe të “titanëve të tjerë të Rrjetit”, për të kuptuar se skandali i lidhur me Cambridge Analytica rrezikon të jetë diçka më shumë se sa një pengesë e thjeshtë. Eshtë diçka që i ngjan një Revolucioni të Rrjetit.

Përpos. rrjetit social i krijuar nga Mark Zuckerbergu që pësoi rënie, njejtë i ndodhi edhe Twitter-it.

Kanë pësuar një frenim Amazon, Netflix, Apple dhe Alphabet (kompania që kontrollon Google). Çështja është e ditur. Facebook ka të dhënat që përdoruesit i dhurojnë, sa herë që duan ta përdorin për t’u vënë në kontakt me miq dhe të afërm. Këto të dhëna, më pas “brumosen” për të krijuar profile që u “shiten” kompanive publicitare. Me Cambridge Analytica, u kupta se përtej kompanive publicitare, për profilet tona ishin të interesuara edhe partitë. Ajo që deri tani ishte një temë e pozicioneve dominuese në treg, është shndërruar në çështje politike.

Të arrish të influencosh votimin në një vend si SHBA nuk është gjë që mund të kalojë pa u vënë re. Dhe kështu, tregjet dhe investitorët në këto orë, po pyesin se çfarë do u ndodhë këtyre gjigandëve, të cilët deri më sot u përgjigjeshin logjikave të biznesit dhe tani duhet të përballen edhe me një ofensivë sociale dhe politike?/Insajderi.com