Si do të duket restoranti nënujor dhe kur do të hapet?

Si do të duket restoranti nënujor dhe kur do të hapet?

Jemi mësuar që të pimë kafe apo edhe të drekojmë në ambiente që janë të hapura, me pamje nga jashtë, por jo edhe në ambiente nënujore.

Një restorant i tillë nënujor pritet të hapet së shpejti.

Restoranti i parë nënujor në Evropë do të hapet në fillim të vitit 2019 në Lindesnes, në jug të Norvegjisë.

Struktura e betonit përmban një dritare të gjerë panoramike 11 metra të gjatë dhe është projektuar për t’u bërë pjesë e mjedisit detar, me një meny që do të përqendrohet në prodhimet e detit.