Si baballarët para 20 vjetëve: Vajza e Azem Hajdarit dhe e Enver Malokut bëhen bashkë

Si baballarët para 20 vjetëve: Vajza e Azem Hajdarit dhe e Enver Malokut bëhen bashkë

Në ditë e Flamurit, në Bratisllavë të Sllovakisë, janë takuar dy deputetet shqiptare, Rudina Hajdari e Kuvendit të Shqipërisë dhe Doruntinë Maloku, deputete në Kuvendin e Kosovës. Për të dyja, ky takim është i veçantë, pasi para 20 vjetëve janë takuar edhe baballarët e tyre, Azem Hajdari dhe Enver Maloku.

Dy deputetet shqiptare kanë histori të ngjashme. Rudina Hajdari është vajza e veprimtarit të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit që u vra në vitin 1997. E Doruntinë Maloku është vajza e veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Enver Malokut, i vrarë menjëherë pas luftës.

Duke uruar festën e 28 nëntorit, deputetja Maloku ka publikuar një fotografi së bashku më Hajdarin me mbishkrimin, “Më shumë se 20 vjet pas takimit të Baballarëve tanë në Tiranë, sot, në Bratisllavë, takova deputeten shqiptare, Rudina Hajdari, të bijën e kolosit të demokracisë në Shqipëri, Azem Hajdari”.