Shumica e serbëve nuk do ta pranonin kërkim faljen e NATO-s

24.03.2017 16:47
Shumica e serbëve nuk do ta pranonin kërkim faljen e NATO-s

Shumica e serbëve nuk do pranonin kërkim faljen e NATO-s për kampanjën bombarduese të vitit 1999 dhe janë kundër anëtarësimit të shtetit Serb në aleancë.

Edhe pse ata kryesisht vënë fajin në intervenimin e politikave të Sllobodan Millosheviqit, shkruan Tanjug duke cituar një anketë të bërë nga OJQ-ja “Instituti për Marrëdhënie Evropiane” të premten.

Sipas anketës, 64 për qind e serbëve nuk do pranonin kërkim faljen e NATO-s për luftën aleanca bëri kundrejt vendit të tyre në vitin 1999.

84 për qind e pjesëmarrësve – shumica e të cilëve ishin burra dhe njerëz nën moshën 60 vjeçare – thanë që janë kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO, 11 për qind ishin pro, ndërsa 5 për qind ishin të papërcaktuar.

40 për qind e atyre që morën pjesë në anketë thanë që hyrja e Serbisë në NATO është një kusht për hyrje në Evropë, ndërsa 43 për qind mendojnë që nuk vlen si kusht.

Si mbështetës i relacioneve të ngushta me NATO-n i dyti vinte Aleksandar Vuçiq me 20 për qind, e menjëherë pas tij Vuk Jeremiq me 16,6 për qind.

Ndërsa për bombardimin e NATO-s, anketa tregonte që gati 40 për qind të qytetarëve mendojnë që politikat e ish-presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq ishin arsye kryesore, gati 18 për qind mendojnë që oshte për spastrim etnik të serbëve në Kosovë. /Insajderi.com