Më shumë se 400 mjekë punojnë jashtë Kosovës

16.08.2017 09:29
Më shumë se 400 mjekë punojnë jashtë Kosovës

Më shumë se 400 mjekë kosovarë të specializuar nëpër fushat e ndryshme u shërbejnë qytetarëve të huaj nëpër shtetet evropiane, pasi Kosova nuk u krijon infrastrukturë që ata t’i shërbejnë vendlindjes.

Prandaj, njëri nga këta mjek që shërben në Ulm të Gjermanisë, Xhevdet Ademaj, pas shtatë vjetësh, ka shprehur gatishmëri të kthehet në vendlindje, nëse Kosova i krijon ambient të volitshëm për të ushtruar profesionin human të kirurgut.

Ademaj i specializuar në kirurgjinë e fëmijëve, në RTK foli për kirurgjinë laparskopike tek fëmijët që kanë probleme me testikuj.

Ai tha se kjo është një metodë e e avancuar që aplikohet gjithandej shteteve evropiane, por që çalon në Kosovë nëpër klinikat shtetërore. Por në ato, private siç tha Dr, Ademaj, zbatohet edhe në Kosovë.