Më shumë se 1 mijë të rinj akuzohen për videon seksi

Më shumë se 1 mijë të rinj akuzohen për videon seksi

Më shumë se 1,000 të rinj janë akuzuar nga policia në Danimarkë për shpërndarjen e materialit me përmbajtje eksplicite seksuale.

Ata janë akuzuar për përdorimin e mesenxherit në Facebook për të shpërndarë videoklipet me pamje të pahijshme të dy 15-vjeçarëve derisa kryejnë marrëdhënie seksuale.

Facebook i informoi fillimisht autoritetet amerikane, të cilat njoftuan më pas policinë në Danimarkë.