Shumë jetë të humbura nga ilaçet e falsifikuara

Shumë jetë të humbura nga ilaçet e falsifikuara

Pasi që u publikua intervista e drejtorit të Fondit të shëndetësisë, Den Donçev në “Fokus” në të cilën ai pretendon se kompania e kumbarit të Nikolla Gruevskit ka importuar ilaçe të falsifikuara nga Turqia, me reaksione u shfaqën edhe shumë mjekë.

Kirurgu i syve, Dejan Stavriq theksoi se me deklaratën e drejtorit të Fondit shëndetësor vërtetohet se në këtë rast bëhet fjalë për krim serioz që të sigururarit shëndetësor i kushton dhjetëra milionë euro për ilaçe të falsifikuara dhe jetë të shumta të humbura si pasojë e tyre.

“Vlerësoj se këtë çështje duhet urgjentisht ta hetojë MPB dhe Prokuroria themelore publike se në cilën organizatv kriminale janë të përzier më shumë kompani farmaceutike në bashkëpunim me pushtetin e kaluar, ndërsa sipas zgjidhjeve kadrovike në klinikat e Shkupit edhe me pushtetin aktual. Krahas kësaj, ka edhe efekt tjetër që janë shumë terapi me pasojë të padëshiruara për të cilat fajësoheshin mjekët për mjekim të pandërgjegjshëm, ndërsa në masë të caktuar fajin duhet ta kenë edhe ilaçet e falsifikuara që kanë pranuar pacientët”, tha Stavriq.

Sipas tij, Oda e mjekëve duhet të merret me këtë çështje, sepse në pyetje janë vetë mjekët të cilët ndoshta për shumë raste janë akuzuar pa nevojë.