Më shumë 100 asamblistë nuk morën asnjë votë

Më shumë 100 asamblistë nuk morën asnjë votë

Në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën më 22 tetor garuan shtatë mijë kandidatë për asamble komunale dhe 200 kandidatë për kryetar komunash.

Mirëpo jo të gjithë këta arritën të bëhen pjesë e qeverive komunale.

Në publikimin final të KQZ-së për rezultatet e zgjedhjeve lokale patën kandidatë të cilët nuk e votuan as vetën.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor 135 kandidatë nga të gjitha subjektet politike nuk fituan asnjë votë.

Baki Miroci i cili ishte kandidatë për asamble komunale nuk e ka votuar vetën ai ka thënë se ka lobuar për gruan e tij Gjyle Miroci e cila morri 34 vota.

Po ashtu edhe dy asambleistë të Nisma për Kosovën, Afrim Haziri dhe Nderim Bajra nuk kanë marr asnjë votë.