Shuma marramendëse që do të fitojë skuadra që hyri në Premier Ligë

Shuma marramendëse që do të fitojë skuadra që hyri në Premier Ligë

Huddersfield Town do të jetë pjesë e Premier Ligës në sezonin e ardhshëm. Klubi anglez do të përfitojë 170 milionë funte pas fitores së sotme ndaj Readingut, në finale të plej-ofit të kategorisë së dytë të futbollit anglez, Championshship.

Klubi nga rajoni Yorkshire mposhti në penallti Readingun, në finale që u zhvillua në Wembley.

Por, përfitimi mund të rritet në 290 milionë funte nëse Huddersfield arrin të sigurojë mbijetesën vitin e ardhshëm në Premier Ligë, raporton Insajderi.

Huddersfield nuk ka qenë pjesë e Premier Ligës që nga sezoni 1972, pra 45 vjet mungesë në elitën e futbollit anglez.