Shuma e “çmendur” e parave që do të përfitojnë McGregor dhe Mayweather

Shuma e “çmendur” e parave që do të përfitojnë McGregor dhe Mayweather

Meçi mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather nuk konsiderohet vetëm si një prej ndeshjeve më interesante të sportit të boksit, por edhe një nga meçet më fitimprurëse.

Mayweather do të fitojë një minimum prej 100 milionë dollarësh. Kjo shumë pritet të rritet deri në 200 milionë dollarë, për shkak të të ardhurave që vijnë nga të drejtat televizive.

Ndërkohë, irlandezi McGregor pritet të fitojë shumë më pak të holla se sa amerikani. McGregor do të fitojë 30 milion dollarë. Të ardhurat totale të tij pritet të shkojnë në 75 milionë dollarë pasi të jetë llogaritur pjesa e tij e marketingut.

Pra, ata janë të dy fitues, pavarësisht rezultatit përfundimtar. /Insajderi.com