Shuki ironizon me Veselin, e fton ta dëgjojnë Filarmoninë

09.03.2017 21:12
Shuki ironizon me Veselin, e fton ta dëgjojnë Filarmoninë

Ironizimi që emisioni “Me Shukin” i ka bërë “turit të dëgjimit” të kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka bërë që ai ta ftoj Shukin në koordinim  të agjendës si parandalim që të mos shkojnë në vende të ndryshme.

shuku

Por nuk ka vonuar shumë dhe Shuki i ka kthyer përgjigje Veselit duke ironizuar edhe më shumë me “turin e tij të dëgjimit” por edhe me politikanët në përgjithësi.

Shuki e ka ftuar Veselin që nesër në orën 12:00 të shkojnë së bashku ta dëgjojnë Filarmoninë e Kosovës. Dhe krejt kjo për një arsye.

“Kam dëgjuar se ankohen se zyrtarët shtetëror, i dëgjojnë vetëm për ceremoni mortore. Është rasti, pse jo, edhe të kënaqemi me pak muzikë”, ka shkruar Shuki në faqen e tij të emisionit “Me Shukin”.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMeShukinShow%2Fposts%2F1858214221125512&width=500″/]

Por a do të shkoj Veseli të dëgjojë Filarmoninë me Shukin, mbetet të shihet nesër./Insajderi.com