Shuhen zërat se Ismet Beqiri është kundër Arban Abrashit – bashkë kërkojnë vota

Shuhen zërat se Ismet Beqiri është kundër Arban Abrashit – bashkë kërkojnë vota

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, ka mbajtur sot një takim në lagjen Kodra e Trimave së bashku me Ismet Beqiri, i cili është kryetar i kësaj dege.

Beqiri kishte ambicie që të kandidonte në kryeqytet, e për shkak se në vend të tij partia zgjodhi Abrashin, dukej se kishte hatërmbetje.

Por, një tubim në degën e parë të LDK-së në kryeqytet, Ismet Beqiri shihet krah Abrashit, duke kërkuar vota në bastionin e partisë së tyre.

“Tubimet në Kodrën e Trimave nuk kanë të ndalur.  Ta bëjmë Kodrën e Trimave të madhe përsëri”, ka shkruar Abrashi në Facebook.