Shtyp çiklistët me veturë dhe largohet nga vendi i ngjarjes – ata shpëtojnë mrekullisht

Shtyp çiklistët me veturë dhe largohet nga vendi i ngjarjes – ata shpëtojnë mrekullisht

Një video rrëqethëse shfaq shoferin 81-vjeç brenda një veture e cila lëviz me shpejtësi të madhe, i cili i shtypë dy çiklistë në rrugë.

E gjithë ngjarja e tmerrshme është filmuar me kamerë, ku shihet sesi shoferi derisa mundohet ti parakaloj u afrohet shumë dhe në një moment i shtyp duke i lënë në tokë, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai madje vazhdon rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Michael Tarrant nga Thornëell, Wincanton, ka pranuar në gjykatë se kishte vozitur me shpejtësi të madhe.

Ndërkaq ngjarja është filmuar nga kamera e kolegut të tyre që po lëvizte mbrapa, dhe e kishte vendosur në helmetë.

Por, për fat të mirë çiklistët i kanë shpëtuar më të keqes, me vetëm disa lëndime të lehta trupore, ndërsa i akuzuari pritet këto ditë të njoftohet për verdiktin e gjykatës.