Shtyhet prapë vendimi për Haradinajn

Shtyhet prapë vendimi për Haradinajn

Gjykata në Colmar të Francës e ka shty prapë vendimin për Ramush Haradinajn.

Duke dalur nga salla Haradinaj tha se ky është vendim absurd.

“Ky proces më së paku është i drejtë, është proces politik. Unë jam peng politik që po rrin mas këtij veprimi. Lufta 98-99 është filtruar në Gjykatën e Hagës, tjetër luftë nuk ka ndodh. Është plan politik të gjithë ata që janë pjesë e këtij veprimi  duhet të ju vi marre”, tha Haradinaj para gazetarëve.

Vendimi i Gjykatës, sipas Haradinajt erdhi pasi që ajo ka kërkuar informata shtesë nga autoritetet serbe, ndërsa seanca e radhës është caktuar me 6 prill.

Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze me 4 janar, në bazë të një urdhër- arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, duke u akuzuar për krime lufte./Insajderi.com