Shtyhet mbledhja e Kryesisë për mungesë kuorumi

20.03.2017 11:42
Shtyhet mbledhja e Kryesisë për mungesë kuorumi

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nuk është mbajtur sot për shkak të mungesës së kuorumit.

Në mbledhje munguan anëtari i saj Xhavit Haliti, Aida Dërguti dhe dy anëtarë nga minoritetet.

Mbledhja e Kryesisë u shty për një ditë tjetër.