Ri-ballafaqimi mes David Hayet me Tony Bellew mund të mos zhvillohet gjatë dhjetorit.
Sipas “Tha Boxing Voice Podcast”, Haye ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjeve në Londër.
Dhe kjo mund ta detyrojë të tërhiqet nga shfaqja në “The O2” më 17 dhjetor.
Megjithatë, deri më tani nuk ka rrjedhur asnjë informacion zyrtar rreth lëndimit të britanikut.
Kujtojmë, se në ballafaqimin e parë Bellew kishte triumfuar pas ndërprerjes së ndeshjes nga ana e gjyqtarit në raundit e 11-të.