Shtutgardi tërheq përkohësisht automjetet dizel nga qarkullimi

Shtutgardi tërheq përkohësisht automjetet dizel nga qarkullimi

Stuttgardi alarmohet nga ndotja me grimcat dhe përkohësisht do të tërheqë automjetet dizel nga qarkullimi.

Vitin e ardhshëm, disa shoferë do të duhet t’i largojnë veturat e tyre me naftë nga rrugët e Shtutgardit të Gjermanisë.

Në kuadër të planit për kontroll të ndotjes së ajrit do të vlejnë rregullat për automjetet dizel, të cilat nuk i përmbushin standardet e rrepta të emetimit “Euro 6”, shkruan albinfo.ch.

Vitet e fundit vlerat e emetimit të grimcave kanë kaluar kufijtë në Shtutgard. Qyteti Baden-Württemberg nuk është një rast i izoluar. Shpesh kufijtë e vlerave tejkalohen në gati 90 qytete gjermane. Gjermania tashmë është paditur nga BE-ja.