Shtrydhje zvicerane

Shtrydhje zvicerane

Transmetuesi britanik i lajmeve BBC ka raportuar për fitoren e Zcirës ndaj Serbisë. BBC shkruan se Shaqiri dhe Xhaka festuan në mënyrë “të egër”, golat e tyre kundër Serbisë pasi të dy janë me prejardhje kosovare.

Pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 1990, Serbia reagoi ndaj krahinës së Kosovës duke nisur një goditje brutale mbi popullsinë shqiptare, që kulmoi me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në vitin 1999 – ndërkohë që vendi u bë i pavarur nga Serbia në 2008.

Babai i Xhakës kaloi tre vjet e gjysmë si një i burgosur politik në Jugosllavi, ndërsa Shaqiri lindi në Jugosllavi para se të emigronte në Zvicër si fëmijë.

Që të dy duken festojnë fitoren duke bërë shqiponjën me duart e tyre, si simbol i flamurit shqiptar.

Shaqiri gjithashtu luajti me flamurin e Kosovës, të ngjitur në mbathjet e tij dhe u fishkëllye nga tifozët e Serbisë kur emri i tij u lexua para nisjes së takimit.

I pyetur për festimet e lojtarëve të tij, menaxher i Zvicrës me prejardhje nga Bosnja, Vladimir Petkoviq, tha: “Ju kurrë nuk duhet të përzieni futbollin dhe politikën, është e rëndësishme të jeni një tifoz dhe të jepni respekt”.

“Ishte një atmosferë e mrekullueshme dhe kjo duhet të mbështetet.”

Raporti cek edhe mbrojtjen e sigurt të Zvicrës, kurse një rast të ndalimit të sulmuesit serb e cilësuan si “shtrydhje zvicerane”./Insajderi