Shtohen rastet e zjarreve

Shtohen rastet e zjarreve

Policia njofton për disa raste të zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Kështu në rr. “Hafiz Guta” në Gjakovë në orët e mëngjesit në rrethana të pa njohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e pabanuar e viktimës mashkull shqiptar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar zjarrin, kurse vlera e dëmeve materiale arrin vlerën 5000 euro. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Kurse në fshatin Besi në Prishtinë  menjëherë pas mesnate raportohet se është përfshirë nga zjarri restoranti pronë e viktimës mashkull shqiptar dhe një veturë e cila kishte qenë e parkuar në oborrin e restorantit. Për këtë rast, nuk dihet vlera e dëmeve material, derisa zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin, kurse Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.