Shtie me armë mbi zyrtarët policorë

Shtie me armë mbi zyrtarët policorë

Gjatë 24 orëve të fundit raportohet për dy raste të dhunës ndaj zyrtarëve policorë. Në rr. “Fehmi Agani” në  Gjakovë dje rreth orës 13:40 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti gjatë tentimit të arrestimit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.

“Zyrtarët policorë i janë kundërpërgjigjur me zjarr, gjatë te shtënave nuk është lënduar askush”, thuhet në raportin e policisë.

Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike, kurse me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në një rast tjetër në Graçanicë, dje në ora 14:50 është arrestuar i dyshuari mashkull serb, pasi që i njëjti e ka shqetësuar viktimën femër serbe në vendin e punës, njëherit ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.