Shteti tjetër aziatik që goditet nga tërmeti

Shteti tjetër aziatik që goditet nga tërmeti

Koreja e Jugut është goditur nga një tërmet prej 5,5 ballësh sipas Rihteri.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, tërmeti prej 5,5 ballësh ka ndodhur në orën 14.29 sipas kohës lokale dhe epiqendra e tij është regjistruar në qytetin Pohang, i cili ndodhet në juglindje të Koresë së Jugut.

Pas tërmetit ka ndodhur një tronditje prej 5,4 ballësh.

Dridhja është ndjerë edhe në kryeqytetin e vendit, Seul, ndërsa ende nuk ka informacione për viktima apo dëme të mundshme materiale.