Shteti i BE-së që lëshoi vetëm 38 viza për kosovarët brenda një viti

Shteti i BE-së që lëshoi vetëm 38 viza për kosovarët brenda një viti

Sllovakia ka lëshuar vetëm 38 viza për shtetasit e Kosovës gjatë vitit 2016, nga 332 persona që kishin aplikuar për vizë në këtë shtet.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në SchengenVisaInfo.com dhe të marra nga Bashkimi Europian, në lidhje me numrin e vizave Schengen të lëshuara nëpër konsullatat e shteteve anëtare për aplikuesit nga Kosova, gjatë vitit 2016, shifrat e përgjigjeve negative janë mjaft të larta.

Sllovakia është shtet i Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Nga 77,796 qytetarë të Republikës së Kosovës që aplikuan për vizë Schengen gjatë vitit 2016, sipas këtyre të dhënave, 19.7% apo 15,315 aplikuesve u është refuzuar viza për të hyrë në zonën Schengen.

Mbi 15 mijë kosovarë morën përgjigje negative për viza të zonës Schengen gjatë vitit 2016. /Insajderi.com