Shteti që e ndalon dubbing, madje e dënon me burg

Shteti që e ndalon dubbing, madje e dënon me burg

Abdullah al-Shahrani, është një artist i Arabisë Saudite i cili u arrestua nga autoritetet saudite pasi që bëri “dabbing”, gjatë një koncerti në qytetin perëndimor të Taifit.

Al-Shahrani, një personalitet i famshëm televiziv dhe këngëtar, e bëri vallëzimin e njohur dabbing gjatë performancës së tij në një koncert që u mbajt gjatë fundjavës, shkruan Insajderi.

Ky veprim zyrtarisht është i ndaluar nga Komisioni Kombëtar i Kontrollit të Barnave të Ministrisë së Brendshme Saudite, i cili e konsideron këtë lëvizje si një referencë për konsumin e kanabisit, njofton gazeta Middle East Eye.

Në një poster të botuar nga Komisioni, dabbing i referohet “inhalimit të tymit të hashishit apo marihuanës”.

“Dab” u bë e famshme nga një video muzikore e vitit 2014 nga reperi i Atlantës, Skippa da Flippa, dhe që atëherë është bërë një lëvizje popullore e përdorur nga artistë të famshëm, atletë dhe të tjerë në mbarë botën./Insajderi.com