Protestë në Katalonjë...

11.11.2017 20:12

Shteti që ka marrë përsipër botën në prodhimin e makinave elektrike

11.11.2017 18:35
Shteti që ka marrë përsipër botën në prodhimin e makinave elektrike

Guvernatori  amerikan Jerry Brown tha se Kina do të dominojë në prodhimin e makinave ekektrike, sepse ajo po promovon shumë automjete elektrike që do të dominojnë botën në të ardhmen.

Sipas Brown kinezët kanë marrë përsipër botën në prodhimin e turbinave me erë, ata do të marrin përsipër industrinë amerikane të makinave dhe njerëzit në Detroit tani janë gjysmë në gjumë.

“Investimi i miliardave nga Kina në teknologjinë e baterive dhe makinave elektrike dhe futja e një sistemi rregullator që do të prodhojë për tregun e tyre një përqindje të makinave elektrike që për njohuritë e mia asnjë ekzekutiv amerikan nuk mund ta imagjinojë dot, dhe kjo do të jetë një bum nga ana e tyre” ka thënë Brown, shkruan BBC.

Brown ka shprehur interes në ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme të karburanteve. Sipas tij investime të nevojshme janë në automjetet elektrike.

Sipas tij makina elektrike do të jetë shumë konkurruese e makianve me naftë brenda pesë vjetësh.