Shteti nuk njeh përfitime nga bizneset online në Kosovë

Shteti nuk njeh përfitime nga bizneset online në Kosovë

Shitblerjet online në Kosovë janë në kulmin e të qenit “trend”. Interneti e rrjetet sociale janë kthyer në portalet më të klikueshme kur flitet për reklamime, për mallra dhe produktet e të gjitha llojeve  deri tek paketat turistike.

Një ndër këto biznese është edhe i ashtuquajtur “Flokë, Veshje, Makeup unike” e cila është me seli në Prishtinë, por se ofrojnë shërbime në tërë Kosovën , raporton Insajderi.

Drejtuesit e këtij biznesi thonë se janë të regjistruar biznes dhe se paguajnë tatim për këtë veprimtari.

“Malli vjen nga vendet e ndryshme. Po gjithsesi paguajmë tatim dhe jemi i regjistruar si biznes”, thonë drejtuesit e biznesit që janë përgjigjur faqes së tyre në Facebook.

Të dy bizneset e kontaktuara nga Insjaderi, e që janë më të njohura në tregun elektronik në Kosovë, nuk kanë pranuar të falsin me emër. Madje kur gazeta ka insistuar ata kanë bllokuar komunikimin në rrjete sociale. Edhe pse kanë numra kontaktues, ata japin përgjigje vetëm nëse ka ndonjë porosi.

Insajderi.com ka tentuar të flasë edhe me menaxherin e “Mia shop online” për të pyetur nëse paguajnë tatim, dhe se nga vjen malli që ata shesin, mirëpo na është thënë se ai është jashtë vendit dhe nuk mund të kontaktojmë.

blerjeblerje1

Insajder ka parë produkte të cilat i sheshin këto dy kompani, dhe në pakon e dërgesës është vetëm fatura e postes dhe jo kuponi fiskal i shitjes.

Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës ka thënë për gazetën Insajderi se edhe bizneset online duhet të deklarohen dhe të paguajnë tatim në bazë të të hyrave qe kanë. Por nuk ka sqaruar nëse këto biznese që funksionojnë në Kosovë paguajnë apo jo tatimin në të hyra.

“Të gjitha bizneset që zhvillojnë aktivitete ekonomike duke përfshirë edhe ato online janë të obliguara të regjistrohen  si biznese,  të pajisen me Numër Fiskal, të deklarojnë dhe paguajnë tatimet sipas statusit  të tyre .Po, edhe bizneset Online duhet të deklarojnë dhe paguajnë tatimin bazuar në të hyrat e tyre’’, thotë ATK-ja.

Sipas ATK-së,  bizneset që funksionojnë online, janë të detyruara të paguajnë  Tatimin në të Ardhurat Personale sipas shkallëve tatimore, Tatimin në të Ardhura në Korporata me shkallën 10%),  Tatimin mbi Vlerën e Shtuar me normën standarde 18% apo 8% apo të liruara nëse janë të regjistruar për TVSH, Tatimet e mbajtura në burim (Për të punësuarit, tatim në qira, Interes, Të drejta pronësore si dhe pagesa e rezidentit dhe jo rezidentit) si dhe çdo e hyr tjetër e cila rrit të ardhurat e biznesit.

Në Kosovë janë hapur me dhjetëra  faqe që për qëllim kanë shitje online, ku porositë dërgohen me postë të shpejtë në gjithë vendin./Insajderi.com