Shteti më mikpritës në botë

Shteti më mikpritës në botë

Austria ka fituar një titull të lakmuar nga të gjithë, duke u cilësuar si vendi më mikpritës në botë.

Me peizazhet natyrore, pastërtinë e qyteteve dhe organizmin modern, Austria është përzgjedhur si vendi më mikpritës në botë nga ‘World Economic Forum’.

Pas saj u rendit Spanja, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në vendin e katërt renditet Portugalia, për shkak të kostove të ulëta për turizmin.

Më tej vijon Kroacia, Zvicra dhe Britania e Madhe.

Në vendin e tetë renditet Australia, e ndjekur nga Gjermania dhe Kanadaja.

Në vendin e njëmbëdhjetë gjejmë Italinë, e pasuar nga Luksemburgu, Islanda, Bullgaria dhe Irlanda, shkruan noa.al.

Ky klasifikim u bë bazuar në 136 shtete nga e gjithë bota, pasi u vlerësuan 14 parametra të ndryshëm, mes tyre bukuria e peizazheve, siguria e të huajve, cilësia e shërbimit dhe tregu i punës.