Shteti ku të gjithë do të marrin paga të njëjta

11.03.2017 19:13
Shteti ku të gjithë do të marrin paga të njëjta

Islanda pretendon të bëhet vendi i parë në botë, ku të gjithë punonjësit do të kenë paga të barabarta.

Sasia e njejtë e parave synohet të jepet për të gjithë pavarësisht gjinisë, përkatësisë etnike, orientimit seksual, ose kombësië, transmeton lajmi.net.

Ky është një projekt nga Qeveria e Islandës, të cilët dëshirojnë që standardi i pagës të jetë i barabartë për të gjitha kompanitë, dhe gjithashtu bizneset që kanë më shumë se 25 punëtorë të ofrojnë garanci për pagesë të barabartë.

Islanda dëshiron të eleminojë dallimin e pagave deri në vitin 2022.