Shteti heq dorë nga Pallati i Rinisë

Shteti heq dorë nga Pallati i Rinisë

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit marrë vendim që Ndërmarrja Shoqërore Pallati i Rinisë të vendoset në likuidim prej datës 28 prill 2016.

Likuidimi është procedurë e cila iu jap mundësin atyre ndërmarrjeve të cilave u ka pushuar biznesi që të shuhen dhe të pushojnë tërësisht. AKP ka kompetencat e veçanta të cilat synojnë zbatimin e likuidimit të atyre NSH-ve të cilat nuk do të kenë rol në ekonominë e Kosovës.

“Bazuar në ligjin e AKP-së, është obligim ligjor i Agjencisë që të mbroj interesat e NSh Pallati i Rinisë dhe të të gjitha Ndërmarrjeve Shoqërore. Opinioni publik sigurohet që ky vendim është nxjerrë me qëllim të normalizimit të operimit normal dhe sa më funksional të NSH Pallatit i Rinisë duke mbrojtur edhe interesat e punëtorëve. Bordi i Drejtorëve i merr parasysh interesat e ndërmarrjes dhe të ardhmes së saj”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar pas takimit të Bodit të Drejtorëve.

Procedura për likuidimin e Ndërmarrjeve Shoqërore sipas të dhënave nga AKP-ja, thuhet se mundësojë që të ardhurat nga shitja e pasurive të asaj ndërmarrje tu ndahen në mënyrë të drejtë kreditorëve të NSH-ve, në pajtim me prioritetet e themeluara me ligj, dhe çfarëdo teprice tu ndahet pronarëve.

“Bordi është zotuar se nuk do të zbritet numri i punëtorëve dhe se asetet e Pallatit të Rinisë nuk do të shiten nga Agjencia. Përderisa, në anën tjetër të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive do të zhvillohen pa pengesë me qëllim të ngritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimeve”, thuhet në komunikatën e Bordit të AKP-së.

Sipas AKP-së, gjatë procedurës së likuidimit, Agjencia do të angazhohet në gjetjen e zgjidhjes për pagesën e kreditorëve duke u bazuar në shtojcën e ligjit të Agjencisë.

Pas likuidimit të NSH-së Pallati i Rinisë, këto asete do të transferohet në një ose më shumë ndërmarrje të reja. Arsyet përse një dnërmarrje shoqërore likuidohet ka të bëje me arritjen e objektivit për maksimizimin e suksesit komercial të Ndërmarrjes së Re. Në disa raste pasuritë nga një NSH e vetme mund të ndahen ndërmjet disa “Ndërmarrjeve të reja”.

Agjencia ka thënë të ketë njoftuar Kryeministrin e Qeverisë së Kosovës dhe Kryetarin e Komunës së Prishtinës për vendosjen e Pallatit të Rinisë në likuidim. Agjencia ka thënë se do të bashkëpunoj me institucionet përkatëse deri në transformimin e NSH Pallati i Rinisë në ndërmarrje publike nga Kuvendi i Kosovës./Insajderi.com