Shteti evropian që refuzon kërkesat e fermerëve – lejon rritjen e ujqve

Shteti evropian që refuzon kërkesat e fermerëve – lejon rritjen e ujqve

Franca do të lejojë rritjen e popullatës së ujqve nga 360 në 500 deri më 2023, pavarësisht protestave nga fermerët që kanë shprehur frikën për bagëtinë e tyre.

Plani i ri i prezantuar nga qeveria përfaqëson rritje prej 40 për qind të popullatës së ujqve.

Pasi u zhdukën nga gjuetarët në vitet 1930, ujqit u kthyen në Francë nga Italia gjatë të 90-ave, transmeton Albinfo.ch.

Ujqit janë të listuara si specie të mbrojtura nga Konventa e Bernës, ku Franca ka vënë nënshkrimin e saj.

Rreth 12 mijë dele u vranë më 2017 nga ujqit dhe qeveria më pas u vu në presion të madh nga fermerët, kryesisht në Alpe dhe Pirineje.