Shteti dhe gratë: Klubi 40 për qind

Kur David Cameron, kryeministër i Britanisë së Madhe propozoi përdorimin e kuotave që do të promovonin diversitet gjinor në kabinetin e tij, ishin pikërisht gratë ato që e kundërshtuan këtë propozim, duke refuzuar të marrin pozita vetëm në funksion të plotësimit të numrave. Po në këtëkohë, për të plotësuar kuotën e bordeve, kompania e modës Louis Vuitton LMVH në Francë anëtarësoi në bord Bernadette Chirac, gruan e ish-presidentit të Francës. ZonjaChirac nuk kishte kurrfarë njohurie menaxheriale për të qenë në atë pozitë, por kompania arsyetoi këtë veprim se ajo të paktën i ndjek sfilatat e modës dhe po kështu është femër.

Shteti dhe gratë: Klubi 40 për qind

Bëhen tash 10 vjet prej kur Norvegjia miratoi nenin, me të cilin përcakoi se pjesëmarrja e gruas në borde do të jetësë paku 40 për qind. Së pari, Parlamenti i Norvegjisë e miratoi ligjin në vitin 2004, por pasiqëainuk po respektohej, nga viti 2008 në formë të imponueshme, kompanitë u njoftuan që detyrimisht të plotësojnëkëtënormë. Norvegjia ishte e para, veprimin e të cilës epasuan edhe një sërë vendesh tjera, duke miratuar pjesëmarrjen e gruas nëpërqindjen që sillet kryesisht nga30 deri 40 për qind. Së bashku me ligjin, vendet si, Italia, Franca dhe Belgjika, miratuan masa për dënime financiare për kompanitë që nuk respektojnë kuotën, derisa Gjermania, Holanda dhe Spanja zgjodhën ligje më të lehta, të tilla që nuk parashihnin sanksione në rast mosrespektimi të kuotave të miratuara. Në ndërkohë, Britania ende e ka të hapur ligjin për udhëzime të radhës, pa përcaktuar normë të detyruartëpjesëmarrjes gjinore.Në vitin 2013, për të qenë nëtrendin e ndryshimeve që ndodhnin në disa shtete evropiane, Bashkimi Evropian miratoi ligjin, i cili përcaktoi se 5000 kompani tëzgjedhura private evropiane do të duhej të kishin së fundi deri në vitin 2020 përfaqësim minimal 40 për qind për secilën gjini, ndërsa kompanitë shtetërore këtë duhet t’a bëjnë nga ky vit, 2018.

Parlamenti i Kosovës, në mars të vitit 2018, miratoi plotësimin eLigjit për Shoqëritë Tregtare, i cili përcaktonse në shoqëritë tregtare, të paktën 40 për qinde bordit, duhet të jetë i përbërë nga gratë. Miratimi i këtij ligji u përcoll me dyshime, pasi siç ka ndodhur edhe me jo pak ligje tjera, ai nuk është paraprirë me debate të grupeve tëinteresit, veçmas nga të cilat do të dilnin propozime dhe mundësi të gjetjes së vendimeve më cilësore dhe më të mira.

Parë në retrospektivë, kjo kuotë sigurisht që ndikimin e drejtpërdrejtë do të duhej t’a kishte në rritjen e numrit të grave të cilat do të bëhen anëtare të bordeve.Duket seështë ndjekur përvoja e shteteve eropiane, kur në 10 vjet të fundit, thuajse në gjithëkontinentin tonë, numri i femrave në bordeështë dyfishuar.Natyrisht se një proces kaq përmbajtësor shtron pyetje:A kishte polemika dhe mospajtime në Evropë lidhur me këtë veprim? Përgjigja do të ishte: po. Edhe sot e kësaj dite ka shumë polemika lidhur me raportin ndërmjet vendosjes së kuotave dhe rritjes sëcilësisë së përfaqësimit. A kanë ndodhur ndryshime në vendimmarrje? Po,ndryshime kanë ndodhur edhe në procesin e vendimarrjes. A kandryshime në performancën financiare? Në shifra është dëshmuar se shumë kompani që kanë zbatuar vendimet për rritjen e përfaqësimit të gruas në vendimarrje kanë performancë më të mirë financiare.

Por, për të marrë përgjigje të plotë, a janë të lidhura këto ndryshime drejtpërdrejtë me rritjen e imponuar të numrit të grave në borde?

Efektiviteti: Dilemat për dhe kundër

Në një hulumtim të vitit 2015,bërënë Francëme 24 anëtarë të bordeve të ndryshme, u konstatua se procesi i vendimarrjes kishte pasur ndryshime që kur kuotat kishin filluar të zbatoheshin. Por,substanca e vendimeve nuk kishte ndryshuar në kahjen e synuar, pasiqë shumica e grave të pranuara në borde nuk paraqisnin mendimet e tyre dhe ishin të ardhura nga jashtë apo “outsiders”. Po në Francë, për t’iu shmangur zbatimit të këtyre masave ligjore, kompanitë kishin ulur numrin e tërësishëm të anëtarëve në borde. Në disa studime tjera,ka rezultuar se lidhja pozitivemes pjesëmarrjes së gruas në borde dhe rritjes së performancës financiare, ështënë masë të madhe, për të mos thënë plotësisht, alarm i rrejshëm dhe propagandë. Nga matjet para lansimit të kuotës dhe pas funksionalizimit tësaj, nuk ka kurrfarëkoherence që do të thoshte se faji apo lavdi mbetet tek pjesëmarrja e gruas, se suksesi apo dështimi janë të lidhura domosdoshmërisht me prezencën e saj. Ka kompani që kanë vepruar më mirë para kuotës dhe ka të tilla që kanë vepruar shumë më mirë pas saj.

Pas disa vite funksionimi të kuotës në Norvegji, autoret Bertrant, Black, Jensen dhe Lleras-Muney, në vitin 2014 në  mënyrë të plotëkanë hulumtuar efektivitetin e kuotës dhe ndikimin e sajme studimin “Thyerja e tavanit të qelqtë? Efekti i kuotave të bordit në rezultatet e tregut të punës në Norvegji”. Të gjeturat tregojnë qëështë e vërtetë që kuota ka ndikuar në rritjen e numrit të femrave si pjesë e bordeve. Kështu kjo e ka prekur drejtpërdrejtë jetën e disa prejtyre, apo më mirë thënë, fare pakgrave, të cilat kishin pasur fatin të jenë në borde. Hulumtimi sjell deri te përfundimi se kuota ka dështuar të përmirësojë pozitën dhe rolin e gruas në shoqëri. Asnjë pozitë brenda menaxhmentit dhe administratës së kompanive norvegjeze nuk kishte ndryshuar për shkak tëkësaj kuote. Asnjëgrua nuk ka pasur përparime në karrierë dhe asnjë punëtore femër nuk ka pasur ndryshim në të ardhura për shkak të kësaj kuote. Kështu, kuota nuk ka prodhuar kurrfarë efekti në tregun e punës, në të ardhurat e fituara apo edhe nëcilësinëe jetës për shumicën e punëtoreve femra.

Sigurisht që ligjin duhet parëedhe nëperspektivë relative. Shikuar në nivel afatshkurtër, qeveria mund të konkludojë se me të vërtetë ka punuar drejtë për përmirësimin epozitës sëgruas në shoqëri. Më shumë gra do të kenë pozitë “kyçe” si pjesëtare në borde dhe po kështu, më shumëgra do të kenë ndikim në vendimmarrje. Por, shikuar nëkontekst afatgjatë, cili do të jetë efekti i këtyre vendimeve në jetën e grave, veçmas atyre si pjesëdhe vlerë e tregut të punës?A do të thotë kjo se sektori privat nuk po arrin të vetërregullohet dhe cilësia nuk është vlera kryesore për sukses në tregun e punës?

Sipas “Statistics Norway”, në Norvegji janë të punësuara 64.6 për qind e grave të afta për punë, dhe 68.9 për qind e meshkujve të aftë për punë. Ndërsa sipas raportit të OECD lidhur me pjesëmarrjen e meshkujve dhe femrave në tregun e punës, në Francë punojnë 51.7 për qind e grave të afta për punë, ndërsa 60.7 për qind e meshkujve punëkërkues. Dallimet e pjesëmarrjes sipas gjinisë në tregun e punës janë të dukshme, por në vija shumë të ngushta. Agjensia e Statistikave të Kosovës me Anketën e Fuqisë Punëtore (tremujori i fundit i vitit 2017) doli me të dhëna se në Kosovë, vetëm 12.5% e femrave punëkërkuese ishin të punësuara, ndërsa 4 herë më shumë, apo 48.1% e meshkujve punëkërkues ishin të punësuar.

Eksperti i menaxhmentit Jean-Louis Barsouxvlerëson se kuotat janë zgjidhja mëe keqe e problemit. Por, asgjë tjetër deri më tani nuk ka funksionuar përveç tyre, gjykon profesoresha e lidershipit Ginka Toegel. E vërteta është sekuotat nuk janë aq të rrezikshme, të paktën joashtu siç perceptohet shpesh herë. Por, deri më tani ato kanë dështuar të arrijnë atë që premtuan qeveritë kur miratuan ligjet për kuotat.

Kuotat kanë qenë efektive për të bërë hapin e parë ato gra që nuk kanë pasur shumë kontakte apo nuk kanë qenë pjesë e rrjeteve, si dhe për të evituar tendencat për diskriminim të hapur gjinor. Por, në rastet kur nuk ka pasur në numër të duhur të grave me përgatitje të nevojshme profesionale në një fushë (siç rëndom ndodh me disa profesione edhe për meshkuj), atëherë kuotat vetëm sa kanë reprodukuar stereotipin se femra është aty sa për të bërë ekuilibër,si dhe stereotipin tjetër se nuk është edhe aq e kërkuar të punosh shumë për të qenë pjesë e bordeve.

Ndërhyrja për meritokraci

Mungesa e grave në borde është problem shumë mëi thellë social, ekonomik, kulturor dhe përfaqësues.Ndërtimi i shkallëve për të ngritur pozitën e gruas në karrierë, nuk mund të bëhet kurrë përmes “shkallëve të qelqta”. Miratimi i ligjeve në shpejtësi të dritës, pa diskutime gjithpërfshirëse, veçmas me ekspertë të fushës, pa studime të hollësishme që do të paraqisnin saktë sfidat dhe përfitimet nga këto masa, sigurisht që nuk janë mjeti përkatës për balansimin e pjesëmarrjes gjinorenë tregun e punës.

Qeveria e Kosovës, si “dorë e padukshme” e Adam Smithi-it, do të ndërhyjë në sektorin privat dhe tregun e punës . Por funksioni i saj rregullativ kërkohet të jetë më efektiv kundrejt funksionimit të tërësishëm të bordeve në mënyrë të pavarur, pa ndikim nga udhëheqësit e bizneseve me vendime jofavorizuese për punëtorët. Qeveria nuk preferohettëndërhyjë në pavarësinë dhe funsionalizimin e unioneve dhe sindikatave të punëtorëve, dhepo kështu edhe në kontrollimin e marrëveshjeve sekrete mes karteleve biznesore. Inspeksioni duhet të ndërhyjë në “tregun e zi të punës” pa kontrata të rregullta pune për punëtorët dhe pa sigurim elementar të kushteve të punës e të mos ndërhyjë në marrëveshje qeveritare me favorizimin e disa bizneseve private. Kështu, më shumë se shumica e grave presin punë në tregun e punës të bazuar në merita dhe cilësi duke përjashtuar paragjykimet, sterotipet dhe tabutë. Dhe në momentin që shteti ndërhyn pa takt në sektorin privat, domosdoshmërisht kjo do të sjellë de-ekuilibër me dëme që nuk bien domosdoshmërisht mbi drejtuesit e këtyre bizneseve, por me mundësinë që shumë dëme drejtpërdrejt do të bien mbi punëtorët si pjesë e tregu të punës.