Shtetet me përqindjen më të lartë të lëshimit të vizave për kosovarët

03.11.2017 18:13
Shtetet me përqindjen më të lartë të lëshimit të vizave për kosovarët

Në ambasadat e shteteve që kanë lëshuar më së shumti viza për kosovaret prijnë Bullgaria me një përqindje prej 99%, Kroacia me 95%, Greqia me 94%, Finlanda me 91.6% dhe Italia me 90%.

Ndërsa shtetet që refuzuan më së shumti viza për Kosovarët gjatë vitit 2016 janë Sllovenia, Gjermania dhe Zvicra janë shtetet me përqindjen më të lartë të refuzimeve.

Mbi 15 mijë kosovarë morën përgjigje negative për viza të zonës Schengen gjatë vitit 2016.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në SchengenVisaInfo.com dhe të marra nga Bashkimi Europian, në lidhje me numrin e vizave Schengen të lëshuara nëpër konsullatat e shteteve anëtare për aplikuesit nga Kosova, gjatë vitit 2016, shifrat e përgjigjeve negative janë mjaft të larta.

Nga 77,796 qytetarë të Republikës së Kosovës që aplikuan për vizë Schengen gjatë vitit 2016, sipas këtyre të dhënave, 19.7% apo 15,315 aplikuesve u është refuzuar viza për të hyrë në zonën Schengen.

Sllovenia, Gjermania dhe Zvicra janë shtetet me përqindjen më të lartë të refuzimeve.