Shtetasi italian gjendet i vdekur në një banesë në Shkup

03.11.2017 12:51
Shtetasi italian gjendet i vdekur në një banesë në Shkup

44-vjeçari shtetas i Italisë, mbrëmë është gjetur i vdekur në një banesë në Shkup në rrugën “Tome Arsovski”.

Sipas informacioneve nga policia, vdekja është konstatuar nga ana e mjekëve të Ndihmës së Shpejtë, pa shenja të dukshme të dhunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dërguar për obduksion për t’u vërtetuar arsyet e vdekjes.