Shtetasi gjerman arrestohet në Prishtinë, shkaktoi problem në hotel

Shtetasi gjerman arrestohet në Prishtinë, shkaktoi problem në hotel

Policia raporton se ka arrestuar një person të dyshuar shtetas i Gjermanisë pasi shkaktoi problem punëtorëve në një hotel në Prishtinë.

Sipas raportit policor, i dyshuari gjatë qëndrimit të tij në hotel u ka shkaktuar probleme punëtorëve e gjithashtu edhe dëme materiale në hotel.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar 4 persona.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje 48 orë.