Shtërpca bëhet me ndërmarrje “Shoqata e Pavarur e Grave Servcë”

Shtërpca bëhet me ndërmarrje “Shoqata e Pavarur e Grave Servcë”

Komuna e Shtërpcës, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të organizojnë ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes sociale “Shoqata e Pavarur e Grave Sevcë” në fshatin Sevcë, e cila do të mbahet sot në ambientet e Ndërmarrjes Sociale në fshatin Sevcë, Komuna e Shtërpcës, duke filluar nga ora 11:30.

Shoqata fillimisht u themelua në vitin 2016 dhe ka 40 anëtare që merren me përpunimin e frutave të ndryshme të kultivuara, si dhe bimëve aromatike dhe çajrave.

Përmes një granti dhe përkrahjes këshillimore të ofruar nga projekti INTERDEV 2, shoqata do të funksionojë si ndërmarrje sociale dhe do të zgjerojë kapacitetet e saj operacionale për të mbështetur krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e të ardhurave.

Të pranishëm në ngjarje do të jenë Sh.T. Gernot Pfandler – Ambasador i Austrisë në Kosovë, Znj. Ulrika Richardson – Koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë dhe nënkryetari i komunës së Shtërpcës, z. Ivica Tanasijević.

Projekti INTERDEV financohet bujarisht nga Agjencia Austriake për Zhvillim.