Shtëpitë e politikanëve si adresë e re shprehjes së pakënaqësisë

29.09.2016 00:15

Protesta tek dera e kryetarit e një grupi grash, banore të banesave në lagjen Dardania, ka ngjallur edhe nervozë tek Shpend Ahmeti. E një reagim i tillë ka shërbyer si arsye që kundërshtarët politik të të parit të Prishtinës t’ia rikujtojnë formën sesi protestojnë aktivistët e partisë nga vjen ai, para shtëpisë së kryeministrit. Shprehja e paknaqësive tashmë ka edhe një adresë të re.

Shtëpitë e politikanëve si adresë e re shprehjes së pakënaqësisë

Edhe pse për kauza të ndryshme, shtëpitë e liderëve politik po bëhen adresa të reja të shprehjes së pakënaqësive prej atyre politike e deri tek ato sociale.

Ditën kur Hashim Thaçi u zgjodh president, me 27 qershor, sipas disa pamjeve, gjatë mbrëmjes protestuesit kishin gjuajtur shtëpinë e kryeministrit Isa Mustafës me koktej molotovi.

Përpara kësaj aktivistë të Vetëvendosjes kishin shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Prapashticë të Prishtinës, ku kishte ndërhyrë policia për t’i larguar.

Disa muaj më pas, shtëpia e kryetarit të Prishtinës u bë adresë e shprehjes së paknaqësisë së banorëve të ndërtesave të uzurpuara në lagjen Dardania.

Në një audio-incizim të cilin e ka siguruar Ekonomia Online, dëgjohet se ka pasur biseda të tensionuara e me tone të ngritura ndërmjet protestuesve dhe kreut të Komunës.

Disa gra, banore të këtyre ndërtesave ia zunë derën Shpend Ahmetit, duke i kërkuar edhe strehim. Largimi i tyre bëhet me vendim gjykate, por banorët kërkojnë blerjen e tyre ose gjetjen e një strehimi, gjë që ka nervozuar edhe të parin e Prishtinës.

Shefi i kabinitetit të kryeminsitrit protestat, këtë nervozë të Ahmetit e ka krahasuar me “terrorin që kanë pasur familjarët e kryeministrit”.

[iframe id=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D10154427177037349%26set%3Da.10150370604607349.398920.630257348%26type%3D3&width=500″]

Por sipas zëdhënsit të VV-së, egzistojnë dy dallime nga protestat tek shtëpitë e liderëve, kryeminsitrit dhe të parit të Prishtinën.[iframe id=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffrasherkrasniqi%2Fposts%2F10211248655638674&width=500″]