Sa ka pasuri deputeti Lumir Abdixhiku?

Sa ka pasuri deputeti Lumir Abdixhiku?

Lumir Abdixhiku, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar në Agjensionin Kundër Korrupsion, si pasuri të paluajtshme dy shtëpi në vlerën 500 mijë euro dhe tokë pune në vlerën 90 mijë euro.

Në formularin e pasurisë ai shkruan se njërën shtëpi e ka blerë 200 mijë euro në vitin 2014 nga kursimet dhe llogaria bankare, dhe se për këtë blerja ka detyrim financiar 80 mijë euro deri në vitin 2019.

Ndërsa tjetrën shtëpi shkruan se e ka trashëguar nga prindërit e që sipas tij ka vlerën 300 mijë euro.

Si të hyra vjetore deputeti i LDK-së shkruan se ka pagën si deputet prej 1300 euro, pagën nga Riinvest 877 euro dhe bursë nga “Cerre” në Pragë prej 514 euro.

Abdigjiku po ashtu ka deklaruar se ka 0.50% të aksioneve në Kolegjin Riinvest, një veturë Hynday i 35  në emrin e bashkëshortes në vlerën 13 mijë euro dhe 3142 euro kursime në emrin e tij dhe 400 të bashkëshortes. /Insajderi.com