Shtëpia e Bardhë: Takimi me Kim më 12 qershor në Singapor

Takimi i parë i dy liderëve do të mbahet më 12 qershor në orën 9 sipas kohës lokale, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.

Shtëpia e Bardhë: Takimi me Kim më 12 qershor në Singapor

Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përgatiten në mënyrë aktive për samit me liderin e Koresë Veriore Kim Jong-un, i cili do të mbahet më 12 qershor në Singapor, ka deklaruar zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders.

Ekipi amerikan në Singapor po punon në përgatitjen e të gjitha detajeve logjistike dhe do të mbetet atje deri në takim, ka precizuar Sanders.

Njëkohësisht, SHBA vazhdojnë të negociojnë me delegacionin e Koresë Veriore rreth zonës së demilitarizuar, ka thënë ajo dhe ka vlerësuar se ato negociata janë jashtëzakonisht pozitive.

“Takimi i parë do të mbahet më 12 qershor në orën 9 sipas kohës lokale. Nuk mund të precizoj se a do të ketë takime shtesë në të ardhmen në mes të Donald Trumpit dhe Kim Jong-unit. Ato takime do të planifikohen më vonë”, ka shtuar Sanders./Insajderi.com.